Flash

2 ushtarë francezë të ISIS dënohen me vdekje

Lapsi.al 3 June 2019
2 ushtarë francezë të ISIS dënohen me vdekje

Gjykata për Krime e Irakut ka dënuar me vdekje edhe dy shtetas francezë, të cilët u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në grupin militant ISIS. Një zyrtar i gjykatës, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se të dënuarit janë Murad Mohammed Mustafa, 41 vjeç, dhe Bilal Abdel-Fattah, 32 vjeç.

Vendimi e çon në 11 numrin e shtetasve francezë të dënuar me vdekje në Irak, në ditët e fundit. Ata janë në mesin e 12 anëtarëve francezë të ISIS, të cilët janë arrestuar nga forcat kurde në Siri dhe janë transferuar në paraburgim në Irak, në muajin janar.

Asnjëri prej të dënuarve nuk është ekzekutuar ende. Franca i ka intensifikuar përpjekjet e saj diplomatike për të shpëtuar qytetarët e saj nga ekzekutimi. Grupet e të drejtave të njeriut i kanë kritikuar vazhdimisht gjyqet për terrorizëm në Irak.

 

Të këshilluara

Boeing: Problemi me 737 është tek krahët

Boeing ka njoftuar që disa avionë 737, përfshirë 737 Max, të bllokuar pas dy aksidenteve në Indonezi dhe Etiopi, mund të kenë pjesë difektoze në krahët e tyre. ...

11:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI