Flash

Vuçiç demaskon Thaçin: Më ke premtuar se heqja e taksës është "punë ditësh"

Lapsi.al 7 June 2019
Vuçiç demaskon Thaçin: Më ke premtuar se heqja e

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se homologu i tij në Kosovë, Hashim Thaçi, i kishte premtuar se heqja e taksës prej 100 % ndaj mallrave dhe produkteve serbe ishte thjesht “punë ditësh”, ndërsa shton se prej hyrjes në fuqi të kësaj takse kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj.

“Ju me keni premtuar se çështja e taksës është punë ditësh, kanë kaluar muaj dhe një masë e tillë ende qëndron. Jam i interesuar në ato miliona që ju takojnë Serbisë, lërini tarifat dhe ne mund të vazhdojmë me bisedimet”, është shprehur Vuçiç gjatë fjalës së tij në panelin e diskutimit në forumin “Globsec” të Sllovakisë.

Më tej, Vuciç ka folur edhe lidhur me marrëveshjen e CEFTA-s, duke përsëritur se në rastin e shfuqizimit të taksës, pala serbe do të jetë e gatshme të nisë menjëherë dialogun.

“Kosova ka nënshkruar me Beogradin marrëveshjen e CEFTA. Serbia nuk ka dashur të ndalë qarkullimin e mallrave me Prishtinën, ne skemi bërë asgjë këta kanë bërë vetëm pse këta janë ndier të turpëruar sepse menduan se Serbia do të njohë apo mbështesë pavarësinë e tyre që nuk ka qenë kurrë qëllimi. Mund të tregoj se jemi gati të fillojmë bisedimet menjëherë”, tha presidenti serb.

Të këshilluara

Izraeli emëron Ministrin e parë homoseksual

Izraeli emëron për herë të parë në historinë e tij një Ministër nga komuniteti LGBT dhe që për më tepër e ka deklaruar hapur se është homoseksual. Kryeminist...

20:07

Vritet me thikë në Beograd 20-vjeçari afgan

Një 20 vjeçar emigrant me origjinë afgane u vra me thikë në një kamp refugjatësh në Beograd të Serbisë. Ashtu siç raportojnë mediat serbe, viktima është goditur...

15:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI