Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Tirana Bank dhe UNDP në partneritet për të promovuar mbrojtjen e mjedisit

Lapsi.al 18 June 2019
Tirana Bank dhe UNDP në partneritet për të promovuar mbrojtjen e

Tirana Bank, në linjë me politikat e Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës, së Grupit Balfin dhe UNDP, Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara, prezantuan sot një partneritet për të promovuar mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri. Fushata tre mujore, e cila i vë qytetarët në krye të mbrojtjes së mjedisit, do të zbatohet nga të dyja palët. Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth seriozitetit dhe urgjencës së rrezikut që vjen si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe t’i bëjë thirrje publikut të gjerë për të vepruar në mbrojtje të natyrës, detit e lumenjve dhe për të trajtuar çështjen e ndryshimeve klimatike.

Drejtori i Përgjithshëm i Tirana Bank, z. Dritan Mustafa u shpreh: "Partneritetin me UNDP Albania në këtë projekt e shohim si një vlerë të shtuar të fushatës sonë të përbashkët. Fushata jonë do të trajtojë dy çështje kyçe të mbrojtjes së mjedisit. Letra e ricikluar ndikon në ruajtjen e burimeve natyrore, redukton emetimet e gazrave serë, zvogëlon ndotjen. Riciklimi dhe përgjegjshmëria ndaj ndryshimeve klimatike janë të ndërlidhura, të dyja kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit ".

Znj. Limya Eltayeb, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, u shpreh: "Partneritetet janë në qendër të axhendës së zhvillimit të qëndrueshëm dhe axhendës së UNDP-së. Agjenda 2030 i angazhon të gjitha palët e interesuara dhe sidomos sektorin privat, që të punojnë së bashku për të nxitur rritjen ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, zhvillimin shoqëror dhe mbrojtjen e mjedisit, ndërkohë që të gjithë janë të përfshirë. Në këtë drejtim, jemi të lumtur të bashkohemi me Tirana Bank për të rritur ndërgjegjësimin, përkrahjen dhe gjenerimin e veprimeve nga shoqëria në mbështetje të mjedisit ".

Fushata tre mujore "Të gjithë për Tokën" do të promovohet në media duke synuar të përçojë mesazhin e përgjegjshmërisë për të mbrojtur mjedisin.

Fushata e ndërgjegjësimit nuk është konceptuar thjesht si këshilluese ndaj publikut, por vetë stafi i Bankës është angazhuar në veprime konkrete në mbrojtje të dy kauzave.

Për vite me radhë Tirana Bank ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme për riciklimin e letrës në dobi të natyrës. Referuar të dhënave të çertifikatave ECO lëshuar nga kompania Reisswolf Albania, vetëm në 7 muajt e fundit sasia e letrës së ricikluar ka qenë mbi 16 ton, kjo e përkthyer në kursim të:

· Rreth 49,000 kg drurë

· 517,000 Litra ujë

· 107,000 Kw/H energji

Në vijim t֝ë kësaj nisme, gjatë muajit qershor stafi i Tirana Bank është sensibilizuar në pastrimin e disa zonave në mbarë Shqipërinë (Tiranë, Shkodër, Sarandë, Pogradec, Fier etj), duke konkretizuar objektivat e fushatës.

Lidhur me kauzën e dytë, të ndryshimeve klimatike, Tirana Bank dhe UNDP kanë përzgjedhur që nëpërmjet videove këshilluese të ndërgjegjësojë publikun mbi rëndësinë e veprimeve të përditshme nën moton: “Çdo veprim i vogël ka vlerë!”. (artikull promocional)

Të këshilluara

Vdes në gjykatë ish-presidenti i Egjiptit

Mediat shtetërore të Egjiptit kanë raportuar se ish-presidenti i këtij shteti, Mohamed Morsi, ka vdekur pasi është paraqitur në gjykatë. Sipas tyre, ai fillimis...

18:30

Forcat franceze vrasin 20 militantë në Mali

Forcat aleate franceze dhe maliane vranë 20 militantë në një operacion, ku operon Shteti Islamik, tha të dielën një zëdhënës i ushtrisë së vendit afrikan. Opera...

08:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI