Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Vijon suksesi shqiptar i Jumbo-s, tjetër dyqan në Bosnje- Hercegovinë

Lapsi.al 25 June 2019
Vijon suksesi shqiptar i Jumbo-s, tjetër dyqan në Bosnje-

Muaji Maj u mbyll me të reja mjaft interesante nga JUMBO. Qindra qytetarë të qytetit Cazin në Bosnje dhe Hercegovinë mirëpritën JUMBO në Qendrën më të re tregtare të qytetit dhe përqafuan këtë zgjerim që u ndërmor duke plotësuar më së miri nevojat e tyre kryesisht për dekor, tekstil, lodra, kancelari, kopshtari, sport, produkte sezonale etj.

Cazin është një qytet në pjesën veri-perëndimore të Bosnjës dhe ka popullsi prej rreth 60 mijë banorësh. E pozicionuar më së miri në Qendrën më të madhe tregtare të Cazin (20.000 m2), pjesë e së cilës janë edhe shumë marka ndërkombëtare, JUMBO pritet të jetë patjetër zgjedhja e parë e konsumatorëve dhe kjo u vërejt nga interesi i madh që në ditët e para. Aktualisht në dyqan janë të angazhuar 30 punonjës dhe rekrutime të reja pritet të bëhen së shpejti, për t’ju përgjigjur sa më mirë kërkesave konsumatore.

Dyqani JUMBO në Cazin ka një sipërfaqe prej 2.000m² dhe rreth 900m² magazinë duke siguruar stok të mjaftueshëm për të plotësuar të gjithë nevojat e qytetit dhe zonave përreth.

Pjesë e inaugurimit ishte dhe kryebashkiaku i Cazinit Z. Nermin Ogresevic, i cili vlerësoi këtë risi si dhe uroi suksese duke inkurajuar investime të tilla.

Në Bosnje tashmë Jumbo numëron 4 dyqane, me rreth 165 punonjës.

Zgjerimi i kompanisë vijon

Kid Zone (Jumbo) është një kompani shqiptare, e cila prej 8 vjetësh operon në 3 tregje të ndryshme në rajonin e Ballkanit, me mbi 600 punonjës dhe 15 dyqane të mëdha. Ajo ka një plan ambicioz zgjerimi për vitin 2019, ku pritet të debutojë edhe në tregje të tjera rajonale dhe jo vetëm dhe ta rrisë ndjeshëm numrin e të punësuarve, duke e çuar deri në rreth 800 të tillë.

Një tjetër plan ambicioz i Jumbo-s është edhe zgjerimi drejt Malit të Zi, ku kompania do të debutojë në Podgoricë me dyqanin e parë së shpejti, duke hapur kështu edhe 52 vende pune.

Risia e Jumbo-s në vazhdim do të jetë investimi në një treg të ri, përtej rajonit ballkanik, konkretisht në Moldavi.

Jumbo është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë minerare me AlbChrome dhe Newco Ferronikeli, në atë bankare me Tirana Bank, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR, etj. Për më shumë informacion vizitoni www.jumbo.al, facebook “Jumbo Albania” dhe instagram jumbo_albania. (artikull promocional)

Të këshilluara

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem

Franca pritet të përballet me temperatura mbi 40 gradë Celsius këtë javë, çka potencialisht mund të shënojë rekord të temperaturës më të lartë në muajin qershor...

15:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI