Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

BILD: Fitorja e saj për Gjermaninë, humbje për Europën

Lapsi.al 3 July 2019
BILD: Fitorja e saj për Gjermaninë, humbje për Europën

Gjermanët duhet të ishin të gëzuar se një grua nga vendi i tyre do të marrë postin më të rëndësishëm në BE. Por ata po e kritikojnë kandidaturën e Ursula von der Leyen për presidente të Komisionit Europian si një marrëveshje kulisash. Sipas tyre, Von der Leyen u zgjodh pa garë. Ja çfarë shkruan gazeta BILD

Kushdo që ka menduar vazhdimisht se BE është një përbindësh eurokratësh, plot me struktura të paqëndrueshme dhe me kulisa, e ka konfirmuar këtë gjë nga pokeri për postet kryesore në Bruksel.

Premtimi ishte për një kandidat, që do i jepte Europës së bashkuar një fytyrë si president i Komisionit Europian. Socialisti Frans Timmermans dhe konservatori i PPE, Manfred Weber, hynë në një duel të ndershëm, udhëtuan pothuajse në të gjithë kontintentin dhe nxitën pjesëmarrje zgjedhore në nivele të kënaqshme.

Rezultati: Posti kryesor në Bruksel do i shkojë Ministres gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen (CDU), e cila nuk ishte farë në zgjedhje. Weber është plotësisht jashtë garës, edhe pse ai i ka fituar në mënyrë të qartë zgjedhjet, dhe Timmermans pritet të marrë një post komisioneri si ngushëllim.

Sikur të mos mjaftonte ky gabim që u bë me bilardon për postet, na u tha fillimisht se humbësi Timmermans mund të merrte edhe postin e fituesit. Zgjedhjet? Për çfarë na duhen? Në fund të fundit, gjithkush do të marrë atë post, derisa të kënaqen lojtarët e mëdhenj, Macron dhe Merkel.

Është e vështirë të mendosh tani se do jetë vërtet presidenti i Komisionit Europian, i cili do të krijojë vetë ekipin e tij, të cilit do i besojë në të ardhmen.

Çka na sjell në një tallje të çuditshme edhe me vetë Këshillin e BE-së: Kancelarja Angela Merkel, 64 vjeç (CDU), po vlerësohet si fitimtarja e fuqishme, pasi ia ka dalë të vendosë një gjermane në krye të Komisionit në Europë. Në të vërtetë Merkel ishte e spostuara; fituesi i zgjedhjeve, Manfred Weber nuk mund të marrë postin, madje ajo ishte e gatshme që të pranonte humbësin e zgjedhjeve Timmermans si fitues, duke nënvlerësuar plotësisht revoltën që do shpërthente brenda familjes partiake, çka ndoshta e detyroi ‘të nxirrte nga kapelja’ kandidaturën e Leyen.

Fitorja e saj për Gjermaninë është në fakt një humbje për Europën!

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI