Flash

Samiti i Sarajevës, Thaçi: Kosova nuk do të marrë pjesë, ftesa ishte denigruese

Lapsi.al 6 July 2019
Samiti i Sarajevës, Thaçi: Kosova nuk do të marrë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar mospjesëmarrjen e vendit në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që do të mbahet më datë 8 korrik në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Thaçi shkruan se arsyeja e refuzimit të ftesës, është trajtimi i pabarabartë i Kosvës kundrejt shteteve të tjera pjesëmarrëse. “Kosova gjithmonë ka qenë dhe është e gatshme për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bosnje e Hercegovinën dhe për njohje reciproke. Por, fatkeqësisht, ky vullnet i ynë është keqpërdorur në vazhdimësi, njësoj sikurse tani me rastin e organizimit të SEECP-së nga Bosnja e Hercegovina. Minimumi që kërkon Kosova për pjesëmarrje në forume të tilla është trajtimi i barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse”, shkruan Thaçi.

Kreu i shtetit të Kosvës shton se sjellja e Bosnjës është e papranueshme dhe paradoksale, meqenëse përfaqësuesit e saj aplikojnë praktika tërësisht antievropiane, që nuk dallojnë nga ato të Serbisë. “Me një qasje të tillë destruktive, bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor mbetet një parakusht i paarritshëm në rrugën për anëtarësim në BE.”- thekson presidenti.

Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është një nismë për të nxitur bashkëpunimin rajonal, që është lançuar në vitin 1996.

 

 

Të këshilluara

Kalifornia goditet nga një tërmet 7.1 ballë

Tërmetet në shtetin e Kalifornisë nuk kanë të ndaluar. Pak orë më parë Kalifornia është goditur ngë një tërmet 7.1 ballë. Dhjetra shtëpi të rrëzuara, disa prej ...

10:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI