Flash

Lubonja: Pse mbledhja e qeverive Kosovë – Shqipëri është një farsë

Lapsi.al 2 October 2020
Lubonja: Pse mbledhja e qeverive Kosovë – Shqipëri

Analisti Fatos Lubonja thotë se mbledhja e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës transferon përgjegjësitë, duke mos u marrë me probleme reale të shqiptarëve. Në një intervistë për News 24, Lubonja theksoi se alarmi i vërtetë për Shqipërinë është braktisja e vendit.

“Takimi i sotëm mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës ishte një farsë. U fol shumë për një alarm të madh që nxorën dy qeveritë, se shqiptarët në Preshevë dhe në Mal të Zi po vuajnë keq e po bënin fond të përbashkët për Preshevën. Kësaj i thonë transfertë, të transferosh alarmin.

Kjo sepse alarmi që kemi ne, që e tha edhe presidenti sot, është ikja e shqiptarëve nga Shqipëria. Në Shqipëri ikin shumë më shumë se në vendet e rajonit. Është alarmi i pasigurisë dhe i pashpresës që janë krijuar për shqiptarët. Kanë kohë që mblidhen duke thënë kuq e zi e jemi bashkë etj. Bëjnë mbledhje të mëdha me fjalë boshe, e ndërsa vendi është në mjerim”, - tha Lubonja.

Më tej, Lubonja vlerësoi se Shqipëria për fat të keq nuk prodhon produkte që të jenë të vlefshme, por ka ndërtuar një ekonomi kriminale.

“Shqipëria prodhon më shumë kanabis e drogë dhe kulla që bëhen me paratë e shitjes së lëndëve narkotike. Mbledhja e qeverisë është edhe për të mbështetur njëri-tjetrin dhe ndajnë edhe përgjegjësitë ndoshta.

Akoma Shqipëria e Kosova ‘vazhdojnë të mbyten’ me mallra serbë. Filozofia e Albin Kurtit ka qenë dhe mbetet kundër qeverisjes së keqe në Shqipëri e Kosovë. Kurse, Rama ka dashur përherë të shajë kundërshtarët, denigron kundërshtarët”, - deklaroi Lubonja.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI