Flash

Presidenca i përgjigjet Ramës: “Gruaja e Bilalit” ia ka marrë dorën pagesave në të zezë

Lapsi.al 3 October 2020
Presidenca i përgjigjet Ramës: “Gruaja e Bilalit” ia ka

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama vijojnë replikat në distancë, ndërsa nuk kursejnë as ironitë apo dhe fyerjet.

Pas akuzave të Ramës se Meta “ka paguar para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin”, vjen reagimi i fortë nga Presidenca. Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi shkruan në rrjetet sociale se “Profeti i Kokoshkave po i përdor Fake News-et për të shmangur vëmendjen e publikut nga aferat skandaloze të biznesit të ri qindra milion euro të Arbitrazhit Ndërkombëtar”.

Reagimi i zëdhënësit të Metës

“Fake News”-et që i publikon vetë përmes ish-avokatit në Romë, Profeti i Kokoshkave po i përdor për të shmangur vëmendjen e publikut nga aferat skandaloze të biznesit të ri qindra milion euro të Arbitrazhit Ndërkombëtar, që kërcënojnë seriozisht financat publike dhe taksapaguesit shqiptarë.

Shkelja flagrante e Kushtetutës dhe e ligjeve, për të paguar me lekët e taksapaguesve shqiptarë, biznesin e ri kriminal, përbëjnë përgjegjësi të rëndë penale për çdo zyrtar të shtetit shqiptar.

Profeti i Kokoshkave apo Gruaja e Bilalit ia ka marrë dorën pagesave në të zezë, jo vetëm për një foto elektorale, por në çdo sekondë të mbijetesës së tij në karrigen e pushtetit të blerë me banda dhe lekë të zezë prej katër vitesh.

Asnjë formulë dhe marifet nuk e shpëton nga përgjegjësitë e rënda që ka për kriminalizimin e pushtetit dhe bllokimin e integrimit europian.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldre. Një automjet është përplasur me një bordurë dhe është lënduar leh...

09:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI