Flash

Rasti i çuditshëm/ 40-vjeçari i vjedh makinën kushërirës dhe tenton ti vërë flakën

Lapsi.al 4 October 2020
Rasti i çuditshëm/ 40-vjeçari i vjedh makinën

Një 40-vjeçar u arrestua për shkak se akuzohet se i ka vjedhur makinën kushërirës së tij dhe ka tentuar më pas që ta djegë.

I arrestuari është Astrit Gjergji, 40 vjeç, banues në Kamzë.

Sipas policisë, ky person, në vendin e quajtur ‘Casa Italia’, rreth orës 17:30 të pasdites së djeshme, në një parkim vodhi makinën e B. Gjergji, bazuar dhe në pamjet filmike.

Ky person u kap në tentativë për ta djegur mjetin, pasi e kishte lyer me lëndë djegëse (benzinë), por falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i djegies së mjetit.

Njoftimi i policisë: 

Vodhi automjetin e kushërirës së tij, kapet dhe prangoset nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në tentativë për ta djegur automjetin.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, me marrjen e njoftimit se në vendin e quajtur ‘Casa Italia’, rreth orës 17:30 të pasdites së djeshme, në një parkim ishte vjedhur automjeti në pronësi të shtetases B. Gj., bazuar dhe në pamjet filmike, menjëherë organizuan punën për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Si rezultat e veprimeve të shpejta dhe profesionale, pas disa orësh kërkimesh u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 40 vjeç, banues në Kamzë.

Ky shtetas u kap në tentativë për ta djegur mjetin, pasi e kishte lyer me lëndë djegëse (benzinë), por falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i djegies së mjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, për veprime të mëtejshme hetimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ‘Vjedhja’ dhe ‘Armëmbajtja pa leje’.

Të këshilluara

Rama i drejtohet sërish Metës me një lutje

Edi Rama i është drejtuar sërish Ilir Metës me anë të një mesazhi të shpërndarë në “Twitter”, duke e pyetur se çfarë borxhi i kanë shqiptarët duke e akuzuar Pre...

13:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI