Flash

BE qëndrim nga ndryshëm nga SHBA për Kodin Zgjedhor: S'ka lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR

Lapsi.al 5 October 2020
BE qëndrim nga ndryshëm nga SHBA për Kodin Zgjedhor: S'ka

Bashkimi Europian ka reaguar në lidhje me miratimin sot në Kuvend të Kodit Zgjedhor, pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare. Përmes një mesazhi në “Twitter” BE shpreh keqardhje që nuk u arrit kompromisi në Këshillin Politik para se këto ndryshime të votoheshin në Parlament. Sipas BE-së, dialogu në vendin tonë duhet të përmirësohet.

Reagimi i plote

Morëm njoftim mbi miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve të tjera në Kodin Zgjedhor. Kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të marsit. Shprehim keqardhjen që nuk u arrit asnjë kompromis në Këshillin Politik para se ndryshimet të votoheshin në Parlament. Me gjithë rezultatin pozitiv të marrëveshjes mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të arritur më 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të mbajnë fokusin te zbatimi i reformave të nevojshme për vendin për të përparuar në rrugën e integrimit në BE, përfshirë reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo do të sillte standarde më të larta të integritetit dhe transparencës në procesin zgjedhor, çka është thelbësore për të ardhmen politike të vendit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI