Flash

Basha pas takimit me naftëtarët: Pagat t’ua japë shteti duke ua marrë abuzuesve

Lapsi.al 6 October 2020
Basha pas takimit me naftëtarët: Pagat t’ua japë shteti

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha takooi naftëtarët në Ballsh, të cilët kanë hyrë prej ditësh në grevë urie, si rruga e fundit për të kërkuar pagat e tyre të papaguara.

Pas takimit Basha u shpreh se “për fat të keq, korrupsioni, skemat mashtruese dhe babëzia e pushtetit e kanë shndërruar naftën, nga një bekim prej Zotit, në një mallkim për banorët dhe veçanërisht për naftëtarët që punojnë dhe nuk marrin shpërblimin për mundin dhe djersën e tyre”.

Kreu i opozitës dha edhe zgjidhjen se si naftëtarët mund të marrin pagat e tyre.

“E kam diskutuar gjerësisht mundësinë e zgjidhjes së kësaj situate dhe së bashku me ekspertët tanë gjetëm si opsionin më të mirë dhe më të shpejtë, që naftëtarët dhe familjet e tyre të mos vazhdojnë të vuajnë e zhyten në borxhe, pagesa e pagave të fituara me gjyq të mbulohet nga shteti. Dhe njëkohësisht kjo shumë prej 8 milionë eurosh do t'u merret përgjegjësve dhe abuzuesve që e kanë çuar situatën në këtë gjendje. Çdo qindarkë e grabitur në këto afera nga kompani që vijnë e shkojnë në ortakëri me qeverinë, do t'i kthehet naftëtarëve dhe qytetarëve të Ballshit” – tha Basha.

Basha tha se është koha që edhe SPAK të nisë hetimet dhe të çojë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me këtë pasuri të madhe dhe me mundin dhe djersën e naftëtarëve.

“Ballshi, si një ndër zonat më të pasura me burime natyrore, do të duhej të ishte qendër e një rajoni të zhvilluar dhe jo një zonë ku qytetarët nuk sigurojnë dot ushqimin e fëmijëve dhe ilaçet e tyre” – e mbylli Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI