Flash

Varhelyi: Zgjedhjet e 25 Prillit, prova kryesore për Shqipërinë

Lapsi.al 7 October 2020
Varhelyi: Zgjedhjet e 25 Prillit, prova kryesore për Shqipërinë

Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi, gjatë konferencë së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, teksa komentoi ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, u shpreh ndër të tjera se çështja e koalicioneve është shumë e rëndësishme dhe nuk mund të pengohen me anë të një ligji.

“Sa i përket reformën zgjedhore, ne po analizojmë votën e Kuvendit. Duke bazuar tek debati politik përpara dhe gjatë procesit të votimit, duket se ka të bëjë me një çështje që e thashë edhe dje. Për sa kohë që koalicionet pas zgjedhore nuk parandalohen, atëherë ne mund ta shikojmë atë ligj me një mendje të hapur, por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicione para dhe pas zgjedhjeve. Shpresojmë shumë që pas marrëveshjes së 5 qershorit, shpresoj që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje”, theksoi ai.

Zyrtari i lartë i BE theksoi se zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit do të jenë prova kryesore për Shqipërinë sa i përket rrugës së saj drejt integrimit në BE.

“Këto zgjedhje do jenë testi. Sa i përket reformës ne po analizojmë votimin për çfarë ka votuar. Duke u bazuar tek debati që është bërë gjatë gjithë procesit të votimit në Kuvend duket se ka të bëjë me një çështje në thelb. Përsa kohë që koalicionet pas zgjedhore nuk do ndalohen atëherë ne mund ta shikojmë atë me një mendje të hapur por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve më parë. Kjo është kyçe. Për 5 qershorin ajo ishte shumë e rëndësishme dhe të gjitha palët”, shtoi Oliver Varhelyi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI