Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Zbardhen porositësit e vrasjes së trefishtë në Elbasan, gjithçka për 50 kg kokainë

Lapsi.al 8 October 2020
Zbardhen porositësit e vrasjes së trefishtë në Elbasan,

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 5 urdhër arreste lidhur me ekzekutimin e tre personave, Endrit Dylgjeri(Alibej), xhaxhait të tij Arben Dylgjeri si dhe turkut Erald Durunaj të ndodhur në 28 dhjetor të vitit 2018 në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit. Burime bëjnë me dije se janë lëshuar urdhër-arreste për 3 ekzekutorët dhe 2 porositësit e vrasjes së trefishte, e cila sipas hetimeve e ka zanafillën në 50 kg kokainë të humbura në Britaninë e Madhe.

Sipas të dhënave vrasja e tyre është porositur nga dy vëllezër që jetonin asokohe në Britani. Ndërsa mësohet se gjithçka ka nisur pasi në vitin 2017 në Londër një i ri nga Elbasani po transportonte 50 kg kokainë për llogari të dy porositësve. Gjatë transportit ai i ka thënë atyre se është grabitur nga disa persona në rrugët e Londrës.

Ai është marrë peng për disa orë nga disa persona, të cilët e kishin urdhëruar të bënin transportin e lëndës narkotike, ndërsa dyshonin se kishte rënë pre e grabitjes së vëllezërve Erjon dhe Endrit Alibej dhe anëtarëve të grupit të tyre. Për t’u hakmarrë më pas ata kanë porositur ekzekutimin e Endrit Alibejt të njohur ndryshe si “Tarzani” i Elbasanit. Në 28 dhjetor 2018, Alibej po udhëtonte bashkë me xhaxhanë e tij Arben Dylgjeri dhe shtetasin turk Erald Durunaj në Land Roverin me targa rumune dhe të tre u ekzekutuan nga autorët.

Organi i akuzës tashmë ka në dorë prova të forta që faktojnë këto akuza, përfshirë këtu përgjime ambientale që dokumentojnë ekzekutimin e ndodhur në 28 dhjetor 2018. Në makinën e autorëve kanë qenë tre persona, dy prej të cilëve kanë qëlluar ndërsa tjetri ka drejtuar automjetin Mercedez Benz.

Vëllai i Endrit Alibejt, Erion Alibej është arrestuar nga policia me akuzën e porositjes dhe organizimit të vrasjes së 2 personave në Korrik, Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Ai është i dyshuar kryesor edhe për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çelës të ndodhur pranë vendit ku u vra vëllai i tij./Abcnews/

Të këshilluara

Tiranë, merr flakë makina te “Zogu i Zi”

Një makinë është përfshirë nga flakët në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, në Tiranë. Në foto shihet se makina është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme të ...

19:34

Eliona Pitarka merr propozimin për martesë

Eliona Pitarka ka marrë propozim për martesë nga i dashuri dhe përgjigja e saj ka qenë “Po, përgjithmonë!”. Aktorja e humorit ka publikuar në Instagram një foto...

18:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI