Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Jorida Tabaku rrëzon me fakte mashtrimet e Ramës: Askush nuk mund ta besojë një figurë të vjetër që i ka rënë dhe fantazia

Lapsi.al 9 October 2020
Jorida Tabaku rrëzon me fakte mashtrimet e Ramës: Askush nuk mund ta

Nga Jorida Tabaku

Shqipëria e pagave më të uleta në rajon!

Shqipëria reale sot është ajo e 38 mijë bizneseve që mbyllen e 97% e shqiptarëve që paguajnë me shume taksa. Shqipëria e shtresës së mesme të nëpërkëmbur, e dijes së mbitaksuar. Shqipëria e borxhit publik 90%.

Shqipëria e atij që punon njësoj si fqinjët por merr rrogën mesatare më të ulët se kushdo në rajon.

Eshte I njëjti kryeministër që në shtator 2017 i vendosi bizneset me mbi 2 mln lekë xhiro që të paguajnë TVSH, të marrin një kontabilist dhe tiu dyfishohen kostot.

Edi Rama qe sot gjoja ka shqetësim biznesin e vogël eshte njeriu qe keqperdori 16 mln euro në një tender korruptiv për fiskalziimin që do t’i kushtojë bizneseve të vogla 2000 euro në vit. Eshte i njejti qe e shndërroi qeverinë në postiere të interesave të oligarkëve në kurriz të bizneseve të vogla. Të njeriut që mbylli mbi 50 biznese në ditë për dy mandatet e qeverisjes së tij.

Ne ditet me te veshtira te shqiptareve, ne kulmin e krizes dhe pandemise Edi Rama vazhdonte të jepte miliona euro për koncesionet. Jo me larg se dje, kryeministri qe sot i rikthehet premtime te vjetra te pambajtura, ka paguar 24 mil euro per inceneneratorin e Fierit, qe eshte thjesht nje godine bosh.

Kryeministri që mbylli shitoret dhe marketet e lagjes për t’i dhënë pushtet oligarkëve. Njeriu që uli tavanin e blerjeve online vetëm për t’i bërë nder oligarkëve të vendit. Kush mund ta besojë një figurë të vjetër që i ka rënë dhe fantazia?! Askush! Me të vërtetë Rilindja është e keqja më e madhe por dhe belaja më e madhe që u ra për pjesë shqiptarëve. Nga ky zullum e bela do të shpëtojnë në 25 prill.

Të këshilluara

Përfundon greva e urisë në burgun e Peqinit

Ka përfunduar greva e urisë së të burgosurve në burgun e Peqinit. Mësohet se kanë qenë pikërisht ekipi i dërguar nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përg...

15:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI