Flash

Sekuestrohen afro 30 mijë paund të padeklaruara në Rinas

Lapsi.al 10 October 2020
Sekuestrohen afro 30 mijë paund të padeklaruara në Rinas

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 30 mijë Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të strukturave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, konstatuan se shtetasi me inicialet SH.SH kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 30.000 paund të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.

Vlerësojmë se vijon bashkëpunimi me strukturat e Policisë së Shtetit, ku vetëm gjatë muajve të fundit, në të njëjtën linjë udhëtimi janë kapur disa herë sasi valute cash të padeklaruar”.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, përplasen dy makina

Dy makina u përplasën në aksin Elbasan-Metalurgjik paraditen e sotme. Momentalisht nuk dihet nëse ka të dëmtuar nga ky aksident, ndërkohë që nga fotot e mbërrit...

13:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI