Flash

Zbulohen mijëra rrënjë kanabis në bodrumin e vilës luksoze në Itali, në pranga edhe një shqiptar

Lapsi.al 12 October 2020
Zbulohen mijëra rrënjë kanabis në bodrumin e vilës

Policia italiane në Varese, në kuadër të kontrolleve që synojnë luftimin e tregtisë së drogës kanë bërë të mundur zbulimin e dy plantacioneve me marijuanë, brenda të cilave gjendeshin rreth 1,700 bimë, 40 kilogramë marijuanë të gatshme.

Po ashtu në pranga kanë rënë dy person, një prej tyre me origjinë shqiptare dhe tjetri vendas. Mediat fqinje shkruajnë se marijuana u gjet në bodrumin e një vile luksoze në Vanzaghello.

Të arrestuarit kishin përgatitur dy sera të kompletuara me gjithçka që duhej për kultivimin e marijuanës, si dhe të gjitha materialet që duheshin tashmë që ajo ishte bërë gati për t’u korrur.

Si u zbulua bodrumi

Mediat fqinje shkruajnë se policia nuk kishte informacione për serën, por ajo u evidentua si rezultat i kontrolleve në zonë.

Po ashtu dyshues në syrin e policisë ishte fakti që në atë ambient konsumohej energji elektrike edhe gjatë natës, si dhe era që ishte përhapur në rrugë.

Sekuestrimi

Gjatë kontrolleve u sekuestrua gjithë materiali i përdorur për kultivim dhe 40 plumba.

Po ashtu në shtëpinë e shqiptarit, i cili shoqëroi një nga të arrestuarit në kohën e kontrollit, u sekuestruan rreth 9,000 euro para, që dyshohet se janë përfituar si rezultat i shitjes së drogës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI