Flash

Khedira zgjedh Premier e fluturon në Angli: "Do të jetë qershia mbi tortë"

Lapsi.al 31 December 2020
Khedira zgjedh Premier e fluturon në Angli: "Do të jetë

Aventura e Sami Khedira me fanellën e Juventusit është në fund të saj. Mesfushori gjerman, i cili nuk është pjesë e planeve të Andrea Pirlos, e bëri të qartë gjatë një interviste për gazetën angleze 'The Athletic', gjashtë muaj nga skadenca e kontratës së tij me bardhezinjtë: "Unë jam një djalë konkurrues dhe dua të luaj, kjo situatë është e pazakontë për mua. Unë marr pjesë në stërvitjen e ekipit, përpiqem të mbaj gjithnjë të takuar nivelin e përqendrimit dhe energjisë. Por pastaj në fund javë mungon gjëja më e rëndësishme: dua të luaj. Kjo është arsyeja pse po përpiqem të ndryshoj situatën ose të largohem nga Torino për t'u kthyer të bëj atë që më pëlqen më shumë: të luaj futboll ".

Të mërkurën, mesfushori gjerman fluturoi në Angli, me lejen e Juventusit, për të kërkuar një mënyrë për të dalë nga një situatë e bllokuar prej muajsh pas pesë vjet e gjysmë suksesi. Në verë, drejtuesit e Juventusit nuk arritën ta shisnin lojtarin e në janar ata do të provojnë përsëri, ndoshta në Angli: "Premier League mungon në koleksionin tim. Të luash në Angli do të ishte qershia mbi tortë - tha Khedira - Loja është më pak e fragmentuar, ka më shumë kundërsulme, por kjo është diçka që më pëlqen. Kam bërë seanca shtesë me trajnerë të fitnesit për t'u bërë gati për ritmin më të lartë të Premier League".

"Instinkti im dhe pasioni im më tregojnë se unë duhet të luaj futboll, nëse është e mundur në Premier League. Unë jam duke punuar për të", shtoi gjermani, i cili më pas i shkeli syrin Everton të Carlo Ancelotti, trajneri me të cilin fitoi Ligën e Kampionëve me Real, në Lisbonë, në 2014: "Ne kemi mbajtur lidhje gjatë viteve. Ai dhe Mourinho janë personazhe të shkëlqyeshëm. Kam mësuar shumë nga të dy, si për futbollin ashtu edhe për veten time. Ata drejtojnë dy klube të mëdha në Premier League. Pra, le të shohim se çfarë mund të ndodhë ".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI