Flash

Video/ "Vij me përulësi": PSG prezanton Mauricio Pochettinon, tashmë si trajner

Lapsi.al 2 January 2021
Video/ "Vij me përulësi": PSG prezanton Mauricio
Mauricio Pochettino është trajneri i ri i PSG-së. Njoftimi i shoqërisë ka ardhur përmes kanaleve të saj sociale. Tekniku mbërriti dje pasdite në Paris, pasi kaloi natën e Vitit të Ri me familjen e tij në Londër, ku ai vazhdonte të banonte pas shkarkimit të tij nga Tottenham në nëntor 2019. Trajneri 48-vjeçar argjentinas ishte i shoqëruar nga zëvendësit e tij, Jesus Perez Miguel D'Agostino, si edhe djali i tij, Sebastiano, që u thirr për të mbajtur një pozicion në stafin e ardhshëm të PSG. Pochettino do të takojë lojtarët e tij të rinj të dielën në Camp des Loges për rinisjen e stërvitjeve. Ndeshja e ardhshme e PSG është në program për të mërkurën, në Saint-Étienne, në Ligue 1. Ndërkohë, parizianët po lëvizin gjithashtu në treg. Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain Leonardo duhet të forcojë arkat e klubit. Gjithashtu sipas Equipe, qëllimi është që të grumbullohen të paktën 40 milion euro gjatë dimrit përmes shitjes së lojtarëve të tepërt. Një listë e gjatë, e cila përfshin ndër të tjerët Julian Draxler, Idrissa Gueye, Ander Herrera, Thilo Kehrer dhe mbi të gjitha Leonardo Paredes që i pëlqen Interit. Me ardhjen e Pochettino në stol, PSG i ka hedhur sytë tek dy 'nxënës' të trajnerit argjentinas tek Tottenham: Christian Eriksen dhe Dele Alli. "VIJ ME PËRULËSI" "Unë jam jashtëzakonisht i lumtur dhe i nderuar që bëhem trajner i ri i PSG - ka thënë trajneri në faqen zyrtare të parisienëve - Unë falënderoj drejtuesit për besimin që më kanë dhënë. Siç e dini të gjithë, ky klub gjithmonë ka pasur një vend të veçantë në zemrën time - nënvizoi Pochettino i cili, si një futbollist, mbante fanellën e PSG - unë kam kujtime të mrekullueshme, veçanërisht për atmosferën unike të Parco dei Principi. Unë kthehem në këtë klub me ambicie dhe përulësi, por gjithashtu me një dëshirë të madhe për të punuar me disa nga lojtarët më të talentuar në botë. Kjo skuadër ka potencial fantastik dhe unë do të bëj gjithçka, së bashku me stafin tim, për të përmirësuar rezultatet në të gjitha garat. Ne gjithashtu do të bëjmë më të mirën për t'i dhënë ekipit atë identitet luftarak dhe lojën ofensive që tifozët parizianë e kanë dashur gjithmonë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI