Flash

Schalke fitoi pas 30 ndeshjesh, Tasmania feston për rekordin më negativ në Bundesligë: "Për të flitet në gjithë botën"

Lapsi.al 10 January 2021
Schalke fitoi pas 30 ndeshjesh, Tasmania feston për rekordin më

Schalke 04 më në fund fitoi e mori frymë, por vec klubit të Gelsenkirchen ka festuar edhe Tasmania Berlin, sepse S04 i dha fund serisë horror pas 30 ndeshjesh në Bundesliga pa fitore. E kështu,

Tasmania mbetet klubi i vetëm i divizionit të lartë në distriktin e Berlinit me 31 ndeshje pa një fitore në Bundesliga (sezoni 1965/66).

Presidenti i Tasmanisë, Almir Numic është shprehur: "Pas dy golave të parë të Schalke, erdhën urimet e para, ndërsa pas fitores 4-0 nuk ndaleshin më, celulari im dridhej vazhdimisht". Ky është fundi i një "periudhe të çmendur" për Tasmania dhe Numic, të paktën për momentin. "Kohët e fundit dhashë një intervistë për Neë York Times gjithashtu. E pamë ndeshjen me tre tifozë të tjerë, ishte shumë emocionuese," tha Numic. Zhurma e javëve të fundit ka pasur një ndikim pozitiv në klub, pavarësisht nga kriza e koronavirusit: "Faqja jonë në Facebook ka shpërthyer plotësisht, dyqanet e tifozëve në internet mezi kanë mbajtur ritmin e kërkesave".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI