Flash

Milan ishte gati ta blinte, Simakan dëmtohet për dy muaj: italianët ndryshojnë strategji

Lapsi.al 12 January 2021
Milan ishte gati ta blinte, Simakan dëmtohet për dy muaj:

Rrezikon të dështojnë përfundimisht (ose të paktën të shtyhen) negociatat mes Milanit dhe Strasburgut për t'i dhënë që në janar Piolit përforcimin në mbrojtje të identifikuar prej kohësh, Mohamed Simakan. Mbrojtësi 20-vjeçar francez, i cili doli herët në ndeshjen kundër Lens, bëri kontrollet të hënën dhe duhet t'i nënshtrohet një operacioni artroskopik të gjurit, që do ta mbajë atë jashtë për rreth dy muaj. Kabak dhe Tomori alternativat.

Me Gabbia ende të ndaluar edhe për pak kohë, Duarte i shitur në Turqi dhe Musacchio jashtë projektit, kuqezinjtë kanë si përparësi blerjen e një mbrojtësi qendror, të ri dhe me potencial të madh. Identikit që çonte tek Simakan, por tani dëmtimi i gjatë kërcënon të detyrojë Maldinin dhe bashkëpunëtorët e tij të kthejnë sytë diku tjetër. Alternativat në tavolinën e drejtuesve italianë janë Ozan Kabak i Schalke 04 dhe Fikayo Tomori, qendërmbrojtës kanadez i lindur në 1997 për të cilin Chelsea e ka dhënë dritën jeshile.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI