Flash

Lega Serie A i tregoi ‘dhëmbët’, bën prapaktheu Napoli: "Do të sfidojmë në fushë Juventus"

Lapsi.al 13 January 2021
Lega Serie A i tregoi ‘dhëmbët’, bën prapaktheu

Napoli ka konfirmuar se dëshironte të shtynte ndeshjen kundër Juventus për SuperKupën e Italisë, por gjithashtu theksoi se do të zbresë rregullisht në fushë të mërkurën në 20 janar në Mapei Stadium të Reggio Emilias. "Është i vërtetë fakti që presidenti Aurelio De Laurentiis kishte kërkuar një shtyrje të ndeshjes për në fund të kampionatit, ose në një datë të disponueshme në pranverë, për një seri motivesh shumë të arsyeshme. Por ishte gjithmonë një propozim", lexohet në shënimin e klubit blu.

"Nëse ndeshja do të ishte luajtur në pranverë, do të kishte shpresë për t'u hapur, ose pjesërisht, për publikun. Për më tepër - vazhdon Napoli - propozimi i De Laurentiis kishte për qëllim kërkimin e më shumë fondeve, nga autoritetet rajonale dhe shtetërore e nga sponsorët, për të mbledhur një shumë të rëndësishme për t'u dhuruar për kërkime kundër Covid 19 ".

Napoli "pranon që kjo kërkesë nuk është pranuar dhe do të jetë e prezent të mërkurën në Reggio Emilia për të diskutuar SuperKupën kundër Juventusit".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI