Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Mandzukic i thotë 'po' Milan: kuqezinjtë intensifikojnë bisedimet me Chelsea për Tomorin

Lapsi.al 16 January 2021
Mandzukic i thotë 'po' Milan: kuqezinjtë intensifikojnë

Mario Mandzukic dëshiron Milanin. I lirë pas përvojës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe larg fushave që nga marsi 2020, sulmuesi kroat mezi pret të rikthehet në lojë. Ideja e kthimit në Itali e ngacmon shumë, ashtu si ideja për të luajtur me Ibrahimovic. Kërkesa e tij do të ishte një kontratë gjashtë mujore, koha e nevojshme për të provuar se ai nuk ka mbaruar. Nga ana e tij, megjithatë, klubi kuqezi nuk dëshiron të bëjë lëvizje të nxituara dhe ka marrë kohë për të vlerësuar pro dhe kundrat e operacionit. Vlera e lojtarit nuk është në diskutim, përkundrazi reflektimet e drejtuesve të kuqezinjve janë të lidhura me ndikimin e mundshëm në dhomën e zhveshjes dhe gjendjen e tij fizike pas një periudhe të gjatë inaktiviteti.

Tek Milan megjithatë janë të kujdesshëm edhe për mbrojtjen. Pas dëmtimit në gju të Simakan, Milan ka vendosur të përqendrohet tek Fikayo Tomori, anglezi i lindur në Calgary, Kanada. Kontaktet me Chelsea vazhdojnë, pavarësisht fjalëve të trajnerit të Blues Lampard ("E ardhmja e tij është me ne"). Drejtuesit e kuqezinjve janë duke punuar për një huazim me të drejtën e blerjes: Chelsea aktualisht kërkon tre milionë (1 milion oferta) plus 30, një shifër e konsideruar shumë e lartë. Kështu negociatat vazhdojnë me synimin për të ulur kërkesat e britanikëve dhe për t'i dhënë Piolit një përforcim për prapavijën. Ndërkohë, trajneri i Milan po shijon ardhjen e Meitè në mesfushë. "Çfarë t'i them? Eja në Milanello. Shiko dhe mëso shpejt sepse kemi nevojë për ndihmë". Ambjenti kuqezi e ka mirëpritur lojtarin, e dukshme kjo edhe nga mesazhi i Kessie për të sapoardhurin në një intervistë me 'Giornale'. "Është i fortë fizikisht, do të na japë një dorë të mirë."

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI