Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Video/ Bayern kampion dimri në Bundesligë: Freiburg i pafat, u ndal nga traversa në të 90'

Lapsi.al 17 January 2021
Video/ Bayern kampion dimri në Bundesligë: Freiburg i pafat, u ndal

Në javën e gjashtëmbëdhjetë të Bundesligës, Bayern Munich fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Freiburg dhe u laureua kampion dimrit një javë para kohe. Në Allianz Arena, bavarezët morën epërsinë pas 7 minutash me të majtën e Lewandowski, por në pjesën e dytë, pas një traverse të goditur nga polaku, erdhi barazimi i Petersen. Goli vendimtar u shënua nga Muller në minutën e 74-të: skuadra e Flick u ngjit në +4 nga vendi i dytë i Leipzig.

Bayern lë pas shpine javën më të komplikuar të sezonit të tij (humbjen 3-2 kundër M'Gladbach në kampionat, eliminim në DFB Pokal kundër Kiel, ekipi i divizionit të dytë) me një fitore të çmuar kundër një Freiburg që vinte nga pesë fitore në pesë ndeshjet e fundit. Ndeshja u ndez në minutën e 7-të: spond i Muller për Lewandowski, që goditi menjëherë me të majtën, duke kaluar bavarezët në avantazh. Në të 28’, Flick humbi Gnabry, të dëmtuar: në vend të tij Sané. Në pjesën e dytë, vendasit u shtynë përpara në kërkim të dyfishimit, që pothuajse e prekën në minutën e 59-të me goditjen e traversës nga sulmuesi polak, me Florian Muller që shmangu për mrekulli 2-0 duke ndaluar Goretzka në topin e rikthyer.

Freiburg, në këtë moment, ndëshkon kampionët e Evropës me rregullin më të famshëm të futbollit: gol i gabuar, gol i pësuar. Në minutën e 62-të, Petersen, në topin e parë të prekur prej tij, barazoi me kokë 1-1 në zhvillimet e një goditje këndi. Bayern nuk hoqi dorë dhe, në minutën e 74-të, gjeti avantazhin e dytë me të djathtën e Muller, në një asist të Sané. Bavarezët u tronditën në minutën e 90-të, kur Petersen goditi traversën, por në fund morën tre pikë me vlerën e titullit të kampionit të dimrit duke shkuar +4 nga vendi i dytë i Leipzig.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI