Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Statistikat e një derbi: nga porta në sulm, analiza e numrave të Partizani-Tirana

Lapsi.al 20 January 2021
Statistikat e një derbi: nga porta në sulm, analiza e numrave të

Kjo luhet derbi, gjithcka kalon në plan të dytë. E pikërisht në prag të kësaj ndeshje ku pritshmëritë janë në majë, Departamenti i Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përgatitur një material me të dhëna statistikore sesi prezantohen Partizani dhe Tirana, gjithmonë në aspektin e shifrave deri në këtë javë të 15-të.

Dy super mbrojtje & dy super portierë – Numrat e të dy portierëve, Alban Hoxha dhe Visar Bekaj, janë të tilla prej skuadrash në vend të parë në klasifikim. Alban Hoxha i Partizanit është portieri që bën më pak pritje në kampionat, 2.09 për ndeshje, i ndjekur nga Visa Bekaj i Tiranës që pret 2.49 herë gjatë një ndeshjeje. Bekaj është edhe portieri që ka bërë më shumë dalje në lartësi në këtë kampionat, 2.09 në ndeshje kundër 1.35 që bën Hoxha, i dyti në këtë klasifikim është Zogoviҫ i Vllaznisë me 1.66. Numrat e këtyre portierëve, mbi të gjitha pritjet e pakta, tregojnë jo vetëm besueshmërinë e portierëve, por edhe sigurinë e mbrojtjeve respektive.

Zotërimi i topit – Pas Vllaznisë për numrin e pasimeve të realizuara në një ndeshje (396.3) gjatë këtij kampionati, në renditje vijnë Tirana dhe Partizani, me 375.2 dhe 363.9. Së bashku me Kukësin, Tirana është e para në përqindjen e pasimeve të arritura me sukses, 80.3%, Partizani në këtë të dhënë është kuotën e 79.3%. Të kuqtë janë skuadra që realizojnë më pak pasime të gjata në këtë kampionat, 46.7 për ndeshje me Tiranën, që është pak më poshtë se mesatarja e kampionatit me 50.1 për ndeshje, por ndodhet në vend të dytë pas Laҫit në raport me pasimet e gjata të kryera me sukses (56.7% Tirana dhe 56.9% Laҫi).

Sa diferenca në sulm – Tirana është skuadra që realizon më shumë pasime të cilat përfundojnë në 30 metra e fundit, 56.5 për ndeshje, duke qenë në vend të dytë mbrapa Teutës që realizon 60 në ndeshje, por është qartësisht e para për saktësinë e këtyre pasimeve, 70%. Në këtë renditje të veçantë, Partizani është në vendin e tetë në kampionat, me 47.7 pasime për ndeshje. Këtu dalin të dhëna më të thella që krijojnë diferenca: Tirana që dërgon shumë topa në 30 metrat e fundit, gjuan shumë pak drejt portës, 9.56. Partizani gjuan akoma më pak, 9.3 për ndeshje por dërgon shumë më pak pasime në 30 metrat e fundit. Por e dhëna që godet më shumë është ajo e saktësisë së gjuajtjeve në portë: Partizani është i pari në kampionat, me 44.2% dhe Tirana e fundit me 30.3%.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI