Flash

Video/ Jorgji skuq derbin, duke e ekzagjeruar: dy kartona të kuq në 5 minuta

Lapsi.al 21 January 2021
Video/ Jorgji skuq derbin, duke e ekzagjeruar: dy kartona të kuq në 5

Partizani-Tirana vazhdon të luhet me ritëm agonistik, por me pak raste shënimi, edhe ato të finalizuara keq e me shumë agresivitet. Pikërisht kjo nuk mungon kurrë në një derbi të kryeqytetit, por këtë herë Enea Jorgji e ka ekzagjeruar me kartonët e dytë të verdhë, duke i nervozuar të dy kampet: Bardhi e Batha përjashtohen nga fusha në harkun e 5 minutave.

Pasi kishte falur në dy raste kartonin për Bathën, në minutën e 51 arbitri elbasanas tronditi Partizanin me një karton të dytë të verdhë për sulmuesin Bardhi, për një kontakt të tij me portierin Bekaj, edhe pse nga përsëritja duket se Bardhi nuk e pengon qëllimisht portierin. Protestat e të kuqve nuk e shmangin qendrimin në fushë me 10 lojtarë, por fatin do të kishte të njëjtë edhe Batha, që merr kartonin e dytë të verdhë, në të 56, atëherë kur ndoshta nuk bëri asgjë për ta merituar. Jorgji sic duket ka aplikuar ligjin e kompensimit...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI