Flash

IFFHS, konfirmon rikuperimin e madh: pas 14 vitesh, Serie A është kampionati më i mirë në botë

Lapsi.al 23 January 2021
IFFHS, konfirmon rikuperimin e madh: pas 14 vitesh, Serie A është

Në sezonin më të cuditshëm të viteve të fundit, për shkak të influencës së pandemisë, Seria A 2019/20 ka bërë rikuperimin e madh duke fituar titullin e kampionatit më të mirë në botë për vitin 2020 sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit IFFHS. Një arritje që kampionati italian nuk e kishte marrë prej 14 vitesh, kur Italia fitonte Kupën e Botës në 2006, para se të ndodhte Calciopoli. Serie A ka fituar tre pozicione krahasuar me 2019 falë prezencës së Inter, Juventus dhe Milan në shtatë të parat e renditjes së klubeve botërore nga IFFHS.

Pas Italisë, është pozicionuar Premier League e ndjekur nga Brasileirao. Mbetën jashtë podiumit Liga dhe Bundesliga, ndërsa Primeira Liga portugeze ka lënë pas Ligue 1. Një çmim që e riktheu Serinë A në vendin që kishte zënë dhjetë herë mes 1991 dhe 2006 përpara se La Liga dhe Premier League ta parakalonin.

Këtë herë, triumfi tjetër i Juventus në kampionat, finalja e Europa League nga Inter dhe gjysmën e dytë të sezonit të Milanit e kanë kthyer Serie A në lavdinë e saj të dikurshme. Duke shpresuar që tradita të vazhdojë ...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI