Flash

Inter, kundër Juventus e favorizon rregullorja: luan në shtëpi, por pa Hakimi e Lukaku

Lapsi.al 27 January 2021
Inter, kundër Juventus e favorizon rregullorja: luan në shtëpi,

Interi fitoi me përmbysje derbin kundër Milanit dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku do të përballet me fituesin e Juventus-SPAL. Sipas rregullave të Kupës së Italisë, Interi do të presë në shtëpi Juventusin, në rast se bardhezinjtë mundin SPAL, duke pasur parasysh që ekipi i Pirlo ka numrin më të ulët në tabelë pasi ka përfunduar në vendin e parë sezonin e kaluar. Ndërsa kthimi, natyrisht, do të ishte në Allianz Stadium në Torino.

Nëse, nga ana tjetër, SPAL do të ishte në gjendje të eleminonte Juventusin befasisht, do të ishte e nevojshme të hidhej një short për të përcaktuar se kush do të luante në shtëpi në ndeshjen e parë duke pasur parasysh që lojtarët ferrarezë nuk janë kokë serie dhe për këtë arsye nuk kanë një numër të caktuar.

Sidoqoftë, Antonio Conte nuk do të jetë në gjendje të ketë dy lojtarët e tij më të mirë. Në fakt, zikaltrit kanë humbur për skualifikim si Romelu Lukaku ashtu edhe Achraf Hakimi, të cilët rrezikonin dhe u ndëshkuan me karton të verdhë në derbi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI