Flash

Zjarr në tokat bujqësore në Devoll, banorët të alarmuar

Lapsi.al 31 August 2021
Zjarr në tokat bujqësore në Devoll, banorët të alarmuar

Një zjarr i rënë në fshatin Mançurisht të Devollit në kufi me fshatin Gollobordë rrezikon banesat. Flakët kanë përfshirë tokat bujqësore dhe banorët janë alarmuar për shkak të frikës se zjarri përhapet dhe rrezikon banesat. Drejt vendit të ngjarjes është nisur zjarrfikësja dhe policia.

Ndërkohë punonjës të Zonave të Mbrojtura kanë nisur prej mëngjesit fikjen e zjarrit në Malin e Thatë në Pogradec, me mjete rrethanore pasi është e pamundur të ngjiten mjetet zjarrfikëse.

Sipas të dhënave, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe kullote dhe dyshohet që zjarri është i qëllimshëm. Zjarri është në kufi me Parkun Kombëtar të Galiçicës dhe po punohet për izolimin e tij. Aktualisht, në zonë janë vetëm punonjës të Shqipërisë. Nuk dihet ende sipërfaqja e djegur.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI