Flash

Akuzon Berisha: Personat brenda PD kishin pistoleta neuroparalizuese

Lapsi.al 10 January 2022
Akuzon Berisha: Personat brenda PD kishin pistoleta neuroparalizuese

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se qëllimi i protestës së 8 janarit ishte që të nxirreshin jashtë selisë së PD-së persona të inkriminuar dhe për të nxjerrë Lulzim Bashën nga zyra.

“Shkuam për të nxjerrë jashtë selisë vrasësit, banditët. Për ta nxjerrë nga zyra butësisht, jo me të prekur, deputetin Lulzim Basha. Këto të dyja ishin qëllimet”, - tha ish-kryeministri.

Ish-lideri i PD akuzoi kryeministrin Rama se kishte pajisur personat brenda selisë blu me mjete që disponon policia. Ai shtoi se kryeministri Rama duke thënë se "zbatoi aty projektin ‘Blind biss’ të Kryeministrisë".

“Dispononin të gjitha mjetet që disponon policia e ndërhyrjes së shpejtë. Dispononin pistoletë neuroparalizuese. Dispononin bomba gazi, bomba shurdhuese. Dispononin bomba tymuese”, - tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI