Flash

Protesta tek PD/ Prokuroria kërkon arrest shtëpie për 5 të akuzuar

Lapsi.al 11 January 2022
Protesta tek PD/ Prokuroria kërkon arrest shtëpie për 5 të

Nga 34 të arrestuar për protestën tek PD, vetëm për 5 prej tyre akuza kërkon arrest shtëpie.

Një ditë përpara protestës së 8 janarit të thirrur nga komisioni i rithemelimit në Partinë Demokratike ka mbërritur në komisariatin digjital një denoncim ku thuhej se persona të armatosur ndodheshin brenda selisë Blu. Më pas në rrjete sociale qarkullonte një foto e disa personave të veshur me të zeza dhe kapuç mes tyre edhe pastruesja. Policia e shtetit ka pasur informacione të ndryshme se mes mbështetësve të të dyja kampeve do të kishte përplasje, për këtë arsye është mobilizuar.

Në dosjen e prokurorisë përshkruhet me detaje roli i gjithsecilit prej të arrestuarve, nga ku rezulton që mbështetësit e Berishës me mjete rrethanore, trapan, varre etj kanë dëmtuar dyert dhe kanë tentuar të hyjnë brenda në seli. Ndërsa mbështetësit e Bashës kanë goditur me sende të forta protestuesit dhe kanë hedhur mbi ta lëndë të ndryshme. Prokuroria është duke hetuar për të vërtetuar se çfarë lënde u përdor nga brenda selisë së Partisë Demokratike, në drejtim të protestuesve. Shtetasit nga Gjakova kanë mohuar përfshirjen në protestë duke pretenduar se ndodheshin në Tiranë pasi do të përcillnin një të afërmin e tyre në Norvegji. Prokuroria ka kërkuar për 5 arrest në shtëpi dhe pjesa tjetër detyrim paraqitje.

Të këshilluara

Tjetër tërmet në juglindje të vendit

Mbrëmjen e së hënës një pjesë e territorit shqiptar është lëkundur sërish nga tërmeti. Në orën 21:25:30 Instituti i Gjeoshkencave ka regjistruar një tërmet m...

23:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI