Flash

Mori pjesë në një festë gjatë karantinës/ Partia i kërkon dorëheqjen Boris Johnson

Lapsi.al 12 January 2022
Mori pjesë në një festë gjatë karantinës/ Partia i

Kryeministri britanik Boris Johnson po përballet me një kërkesë në rritje nga konservatorët e vjetër brenda partisë së tij për të dhënë dorëheqjen. Kjo pasi ai pranoi se kishte marrë pjesë në një festë me pije gjatë karantinës.

Kryeministri kërkoi falje për mënyrën se si e kishte trajtuar këtë ngjarjen të zhvilluar në kopshtin e "10 Downing Street" në vitin 2020 dhe tha se e kuptonte "tërbimin" e publikut për këtë.

Anëtarët e kabinetit, përfshirë zëvendëskryeministrin Dominic Raab dolën në krah të Johnson. Por, udhëheqësi i konservatorëve skocezë, Douglas Ross dhe mbështetësi i lartë William Wragg i bënë thirrje atij të largohet.

Ross tha se kishte bërë një "bisedë të vështirë" me Johnson pas kërkimit të faljes së kryeministrit përpara deputetëve këtë të mërkurë. Ai tha se do të merrte një iniciativë për të votëbesuar kryeministrin brenda partisë.

"Ai është kryeministri. Ishte qeveria e tij që vendosi rregullat e karantinës dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij," - tha ai.

Nëse 54 deputetë konservatorë i dërgojnë letra Komitetit kjo do të shkaktojë një sfidë për lidershipin.

Ministrat u kanë kërkuar deputetëve që të presin rezultatin e një hetimi për shkeljen e supozuar të rregullave kundër Covid në atë festë të zhvilluar në Doëning Street. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Kukës

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Shtiqën të Kukësit. Makina ka përplasur 30-vjeçarin me inicialet S.D, që lëvizte me biçikletë, ku...

19:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI