Flash

Ulje e azilkërkuesve nga Kosova në Gjermani, në rritje i atyre nga Maqedonia e Veriut

Lapsi.al 12 January 2022
Ulje e azilkërkuesve nga Kosova në Gjermani, në rritje i atyre

Vitin e kaluar është rritur numri i kërkesave për azil në Gjermani, për herë të parë që pas vitit 2017. Bie në sy rritja e kërkesave nga Maqedonia e Veriut, kurse numri i azilkërkuesve nga Kosova ka shënuar rënie.

Viti 2021 shënoi një rritje të ndjeshme të kërkesave për azil në Gjermani. Arsyet janë të ndryshme dhe nuk mund të bëhet krahasimi me vitin 2020, kur kufijtë për shkak të pandemisë ishin gati të mbyllur. Edhe Ministria Federale e Punëve të Brendshme theksoi, se një krahasim me shifrat e vitit 2020 nuk mund të bëhet, për shkak të masave kufizuese të pandemisë së Coronës. Marrja e pushtetit nga talebanët, itinerari i ri i migracionit përmes Bjellorusisë, përmenden si faktorë që kanë shënuar rritje të kërkesave. Në vitin 2020 pati vetëm 122.000 kërkesa për azil në Gjermani. Kurse në vitin 2017 shifra ishte më e lartë, 222.600.

Sipas të dhënave zyrtare të Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (Bamf), ky institucion ka shënuar 190.800 kërkesa për azil vitin e kaluar, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA. Rreth 148.000 kërkesa vijnë nga refugjatë që e shtrojnë për herë të parë kërkesën për azil në Gjermani, kjo është shifra më e lartë, që nga viti 2018. Kurse rreth 17,5% e kërkesave të para janë dorëzuar për fëmijët nën 1 vjeç, që kanë lindur në Gjermani.

Vendet kryesore nga vijnë azilkërkuesit

Listën e vendeve nga vijnë refugjatët e kryesoi edhe vitin e kaluar Siria. Më shumë se 70.000 kërkesa janë shtruar nga sirianë, sipas Bamf. Por vitin e kaluar është shtuar edhe numri i azilkërkuesve nga Afganistani, që pas ardhjes në pushtet të talebanëve, 31.000 kërkesa regjistroi Zyra Federale për Migracionin.

I lartë mbeti vitin e kaluar edhe numri i kërkesave nga Ballkani Perëndimor, sidomos i kërkesave të përsëritura për azil nga qytetarë të Ballkanit Perëndimor, të cilët ishin larguar njëherë nga Gjermania.

Ajo që bie në sy në statistikat e Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët është rritja e dukshme e numrit të azilkërkuesve nga Maqedonia e Veriut. Vitin e kaluar Bamf regjistroi 4500 kërkesa nga ky vend. Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët ka shënuar se ka një rënie të kërkesave për azil nga Kosova./DW/

Të këshilluara

Rriten pensionet në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për rritjen e shumës së skemave pensionale. Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se asnjë pension nuk do...

12:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI