Flash

14 të arrestuar në Tiranë, zbardhen akuzat

Lapsi.al 13 January 2022
14 të arrestuar në Tiranë, zbardhen akuzat

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga 14 persona gjatë 24 orëve të fundit, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia vuri në pranga shtetasin F. B., 46 vjeç dhe A. L., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë;

Po ashtu në pranga u vu shtetasi L. M., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa;

Gjithashtu u arrestua O. V., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa;

Në pranga ra H. R., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të mjetit, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva dhe një armë e ftohtë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. M., 34 vjeç, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa lejen e organeve kompetente;

– M. N., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ekzekutimin e vendimit penal për ndalimin e shtetasit në kërkim D. M., 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. B., 30 vjeç dhe A. Ç., 22 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi;

– F. D., 42 vjeç dhe A. K., 49 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– H. H., 42 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e ti dhe ka dalë nga rruga;

– A. M., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI