Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Alizoti: Ka një rrugë si mund të zgjidhet kriza në PD

Lapsi.al 14 January 2022
Alizoti: Ka një rrugë si mund të zgjidhet kriza në PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, i cili është shprehur si kundër Lulzim Bashës dhe Sali Berishës thotë se ka një rrugë që sipas tij mund të zgjidhë krizën në PD.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Alizoti tha se kriza në PD mund të zgjidhet me ngritjen e një komisioni i cili do të drejtojë partinë dhe që të mos ketë një kryetar.

“Propozimi im është që zgjidhja e PD është një komision, jo më kryetar. Kultura jonë si shoqëri, plus dhe trashëgimia staliniste, unë jam partia, unë jam lideri. Kjo është kriza në PD dhe në PS, që unë jam partia, partia është lideri.

Unë mendoj se kryetarokracinë e shpëton një komision ose një pleqëri të urtësh. Duhet një grup me disa persona, ata që duan Bashën, ata që duan Berishën dhe ata që nuk duan asnjërin. Pse nuk zgjidhen kriza në PD? Sepse nuk është institucionale.

Edhe në PS në të ardhmen, kur të bjerë Rama do të fillojë një luftë të madhe. Shqipëria vuan nga liderët, jo nga shoqëria”, - tha Alizoti.

I pyetur nëse mund të ketë zgjidhje të tjera përveç kësaj, deputeti i PD tha se kjo është zgjidhja më e mirë dhe se me këtë PD-së i kthehen institucionet.

Të këshilluara

Zbulohet një shtëpi bari në Shkodër (FOTO)

Një aksion i policisë së Shkodrës u finalizua këtë të premte më goditjen e një banesë e cila ishte kthyer në një vend të kultivimit të lëndëve narkotike. Në fot...

21:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI