Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

VIDEO/ Policia bën bilancin: Në një javë arrestuam 30 persona në kërkim

Lapsi.al 16 January 2022
VIDEO/ Policia bën bilancin: Në një javë arrestuam 30

Policia e shtetit ka bërë këtë të diel një bilanc të punës së javës që lamë pas.

“Si rezultat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kësaj jave u bë e mundur kapja e 28 personave në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale dhe e 2 personave në kërkim ndërkombëtar” – thuhet në njoftim.

Sipas uniformave blu në të gjithë vendin janë zhvilluar 15 operacione policore të koduara, konkretisht operacionet: "Pararoja", "Investigation", "RED LINE", “Fati i lojërave”, “Online”, "Identiteti”, "Disponimi 2", "Midnight", "FOLLOW", “Evazioni”, “Vila", “Bisakë”, ”Blic”, “Bërdica” dhe "Sergate".

“Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar 35 shtetas, 4 janë shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë. Janë zbuluar dy laboratorë, njëri për falsifikimin e dokumenteve dhe njëri për kultivimin e kanabisit me anë të llambave. U sekuestruan 3 armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Gjithashtu janë sekuestruar rreth 21 kilogramë lëndë narkotike cannabis, një sasi me kokainë, 1200 fidanë cannabis, 730 bimë cannabis, 64 llamba elektrike, 64 impiantë kondicionerësh për pastrim ajri dhe 40 stabilizatorë elektikë.

Në fushën e krimeve mjedisore janë evidentuar 27 raste, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 12 persona, janë proceduar në gjendje të lirë 20 persona dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim.

Në fushën e lojërave të fatit janë evidentuar 15 raste, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 4 persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë 11 të tjerë, si dhe janë sekuestruar 93 kompjutera që shërbenin për lojëra fati, 8 ruleta, çipsa dhe telefona celular që shërbenin për zhvillimin e basteve online.

Në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, emigrantëve nga vendet e treta që hyjnë ilegalisht në vendin tonë nëpërmjet kufirit me shtetin grek, janë evidentuar 10 raste, për të cilat janë arrestuar 9 persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Në fushën e qarkullimit rrugor janë arrestuar 56 drejtues automjetesh, ndërsa 9 janë proceduar në gjendje të lirë. Janë arrestuar 17 persona për dhunë në familje dhe janë proceduar 5 të tjerë, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim. Gjithashtu janë arrestuar 10 persona dhe janë proceduar 2 të tjerë, për kundërshtim të punonjësve të Policisë” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI