Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

1017 raste të reja me Covid në Shqipëri, 2 jetë të humbura

Lapsi.al 17 January 2022
1017 raste të reja me Covid në Shqipëri, 2 jetë të

Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 4024 testime kanë rezultuar 1017 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 1,254 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4024 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1017 qytetarë, në këto bashki:

618 në Tiranë, 41 në Lushnje, 33 Durrës, 30 në Berat, 29 në Fier, 25 në Vlorë, 22 në Gjirokastër, 16 në Sarandë, 15 Mallakastër, 12 në Kurbin, Krujë, Dibër, Devoll, 11 në Peqin, 10 në Kukës, Lezhë, Gramsh, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Delvinë, Korçë, 6 në Shijak, Kamëz, Përmet, Tepelenë, 5 në Vorë, Pogradec, Kuçovë, 4 Divjakë, Skrapar, 3 në Shkodër, Has, Rrogozhinë, 2 në Pukë, Tropojë, Mat, Memaliaj, 1 në Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Librazhd.

Janë 20,928 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 48 vjeçe, një qytetar nga Lushnja 61 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1,254 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 209,455 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Janar 2022)

Raste të reja ditore 1,017

Të shëruar në 24 orë 1,254

Të shtruar në spitale 136

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 4,024

Testime totale 1,580,889

Raste pozitive 233,654

Raste të shëruara 209,455

Raste Aktive 20,928

Humbje jete 3,271

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10,161

Durrës 1,601

Fier 1,589

Elbasan 1,475

Shkodër 1,291

Vlorë 1,224

Gjirokastër 950

Berat 794

Lezhë 706

Korçë 699

Dibër 236

Kukës 202

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI