Flash

Kronikë e një vrasje të paralajmëruar, të afërmit e Valdete Mamajt akuzojnë të shoqin për psikopati

Lapsi.al 9 February 2022
Kronikë e një vrasje të paralajmëruar, të afërmit

Të afërm të 50-vjeçares Valdete Mamaj të vrarë në Fier, në një prononcim për mediat janë shprehur se autori i krimit të rëndë është person me probleme mendore.

Ndryshe nga çfarë shprehën fqinjët e lagjes ku jetonin çifti, të afërm të viktimës thonë se ata kanë pasur vazhdimisht probleme pasi Petrit Mamaj ushtronte dhunë ndaj të shoqes.

Kurshëriri i Valdetes thotë se i kanë kërkuar disa herë të ndjerës që të divorcohej me të, por sipas tij ajo nuk pranonte vetëm për hatër të fëmijëve, duke mos kryer as edhe një denoncim në polici.

Kujtojmë se ditën e djeshme u deshën orë të tëra që ngjarja të zbardhej e plotë, kjo pasi 56 vjeçari u përpoq të krijonte skenarin për ta bërë të dukej si vetëvrasje. Pasi i kishte ngulur thikën e bukës bashkëshortes së tij 50-vjeçare Valentina Mamaj plot 5 herë në gjoks, mori të vëllanë oficer policie në telefon duke i thënë se e kishte gjetur të vdekur brenda shtëpisë.

Fëmijët e çiftit ndodhen jashtë vendit, ndërsa vlen të theksohet se djali i tyre ishte larguar drejt Gjermanisë vetëm një ditë para krimit.

"Ai ka qenë me të meta mendore, këtu e ruante qetësinë, këtu kalonte. Nuk u divorcuan, kishin një djalë një vajzë. I kemi thënë vajzës të divorcohet, por nuk pranoi prej fëmijëve.

Ka qenë problematik nga mendja. Herë pas here ushtronte dhunë, por nuk e prisnim të arrinte në këtë ekstrem. Nuk e ka denoncuar për hatër të fëmijëve” - u shpreh kurshëriri i viktimës.

“Nuk e meritonte! Pak a shumë e dinim se kishin problem. Të marrë dënimin e merituar, është budalla. E njoh shumë mirë! U bë xheloz ai 50 vjec , ajo edhe vajzë ka qenë aq e ndershme.

Ia dha truri dhe e vrau, është psikopat” - u shpreh një e afërme tjetër.

Të këshilluara

Arrestohen 7 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim, dhe proceduar penalisht 5 të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. ...

12:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI