Flash

A do ta dekretojë Meta zgjatjen e Vetingut: Ndoshta nuk ma sjellin fare

Lapsi.al 10 February 2022
A do ta dekretojë Meta zgjatjen e Vetingut: Ndoshta nuk ma sjellin fare

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse do të dekretojë ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e komisioneve të Vetingut. Në intervistën që dha në MCN TV, Meta bëri ironi se ndoshta nuk ia çojnë fare atij për firmë.

“Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk ka ardhur apo ndoshta nuk vjen, të mos futemi në çështje procedurale. S’është zbardhur se këta dhe falsifikojnë. Dua t’ju them. Ky proces ishte parashikuar” – tha Meta që këmbënguli se nuk është bërë asnjëherë pengesë e reformës në drejtësi.

“Dështimi i Reformës në Drejtësi nuk ka ardhur kurrë nga Ilir Meta. Fakti që sot nuk kemi një përgjigje nga Prokuroria se çfarë ka ndodhur me kallëzimin penal të Presidentit për falsifikimin e provave te Kuvendit te depozituara ne Gjykatën Kushtetuese, sigurisht që tregon se kjo reformë ka dështuar” – tha Meta që nuk i kurseu akuzat për kreun e PD-së Lulzim Basha.

“Çdo humbje e Lulzim Bashës, ai e shpall si fitore. Lulzim Basha ka përgjegjësi të madhe në këtë vend, ai hodhi ne erë pluralizmin politik në këtë vend. Ai dogji mandatet dhe i dorëzoi të gjitha institucionet e pavarura të Edi Rama. Bojkotoi reformën në drejtësi dhe i dorëzoi edhe pushtetin vendor, duke mos pasur opozita asnjë këshilltar në të gjithë Bashkitë e vendit” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

10 të arrestuar në Tiranë, zbardhen akuzat

10 persona janë vënë nën prangat e policisë në Tiranë, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve ës...

18:57

Zjarr në një magazinë në Elbasan

Rreth orës 18:40, në në fshatin Labinot Fushë Elbasan,ka rënë zjarr në magazinën e shtetasit Sh. Xh., 45 vjeç. Nga zjarri nuk ka të lënduar por vetem dëme ma...

19:42

Aksident me vdekje në Korçë

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Korçë-Pogradec mbrëmjen e sotme. Një makinë ka goditur për vdekje një këmbësor i cili po kalonte në anën tjetër t...

19:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI