Flash

Basha voton pro zgjatjes së vettingut/ Berisha: Pengu dhe pengmarrësi janë në bashkëqeverisje

Lapsi.al 10 February 2022
Basha voton pro zgjatjes së vettingut/ Berisha: Pengu dhe pengmarrësi

Ndërkohë, që Lulzim Basha dhe grupi parlamentar i PD do të votojnë pro zgjatjes së mandatit të vettingut, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi votën e tij kundër. Berisha ngriti akuza të rënda duke thënë se vettingu është përdorur për spastrime krahinore, klasore dhe fetare. Lideri demokratik tha se pengu dhe pengmarrësi janë në bashkëqeverisje, duke iu referuar kreut të PD dhe kryeministrit Edi Rama.

“Është bashkëqeverisja e pengut me pengmarrësin. Unë i kam shprehur të gjitha qëndrimet e mia ndaj këtij procesi gjigant korruptiv që shoqërohet në çdo hap me shkelje të rënda ligjore të konstatuara dhe që u përdor për gjah shtrigash nga Rama, me ndihmën e mikut të tij Soros. U përdorën disa standarde, u përdor për spastrime krahinore, klasore dhe fetare të sistemit të drejtësisë. U përdorën disa standarde. Ky është një proces i flakur që nuk e beson më shoqëria shqiptare. Unë kurrë nuk do të votojë atë që nuk e beson shoqëria shqiptare”, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Tërmet midis Elbasanit dhe Librazhdit

Një lëkundje tërmeti është ndier mbrëmjen e së mërkurës në qarkun e Elbasanit. Sipas të dhënave të EMSC lëkundja ka pasur një magnitudë 3.2 të shkallës Rihte...

22:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI