Flash

Dalin pamjet, makina e Lulzim Bashës hyn "fshehtas" në SPAK, kreu i PD po merret në pyetje nga prokurorët belgë për dosjen "Toyota Yaris" (VIDEO)

Lapsi.al 10 February 2022
Dalin pamjet, makina e Lulzim Bashës hyn "fshehtas" në SPAK,

Lapsi.al siguron video teksa makina e Lulzim Bashës është futur në godinën e SPAK, ku kreu i PD-së së vulës, po merret në pyetje nga prokurorët belgë për cështjen e famshme të parave të ngarkuara në "Toyota Yaris". Makina e Bashës është futur në hyrjen e pasme të godinës së SPAK për t'iu shmangur mbase edhe syrit të mediave. Prej 3 ditësh grupi i prokurorëve belgë ndodhen në Tiranë për hetimet e nisura 4 vite më parë për ngarkesën me miliona euro që mbërriti në vendin tonë nga porti i Durrësit. Lulzim Basha e paralajmëroi këtë ngarkesë gjatë fjalës së tij në Kuvend disa ditë më parë se paratë të mbërrinin. Ndërkohë burime nga SPAK thonë se kreu i opozitës së vulës nuk është marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare, por është në SPAK për llogari të prokurorëve belgë.

[video width="576" height="316" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/02/WhatsApp-Video-2022-02-10-at-5.28.25-PM-2.mp4"][/video]

[video width="576" height="316" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/02/WhatsApp-Video-2022-02-10-at-5.28.25-PM-1-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

Të shtëna në Lezhë, humb jetën i riu

Para pak minutash, një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Lezhë. Raportohet se personi është dërguar i plagosur rëndë në spitalin e Lezhës. Dys...

15:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI