Flash

Kapen 3 ton kafe kontrabandë në Kukës, 3 persona nën hetim

Lapsi.al 11 February 2022
Kapen 3 ton kafe kontrabandë në Kukës, 3 persona nën hetim

3 tonë e 519 kilogramë kafe janë sekuestruar sot në Kukës. Sasia e kapur është gjetur gjatë kontrolleve të ushtruara në dy subjekte tregtare.

Lidhur me sasinë e kafes së kontrabanduar janë vënë nën hetim 3 persona për për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

“Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet në pronësi të shtetasit M.B., të marrë në përdorim nga shtetasi D. J., u gjetën dhe u sekuestruan 123 kilogramë kafe, të ndara në paketime, me mbishkrime të ndryshme. Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e shtetasit Q.B., gjetën dhe sekuestruan 2 tonë e 280 kilogramë kafe e pa përpunuar (kokërr) dhe 1 tonë e 116 kilogramë kafe, të ndara në paketime me mbishkrime të ndryshme. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, proceduan shtetasit D. J., Q.B., dhe M. B., për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, thotë policia.

Vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Tiranë, zbulohet "shtëpi bari" në Ndroq

Policia e Tiranës ka zbuluar një shtepi që përdorej si bazë për prodhimin dhe magazinimin e lëndëve narkotike në Ndroq. Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhe...

18:01

SHBA i dhuron Kosovës 500 mijë doza Pfizer

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer për Kosovën. Në ceremoninë e pranimit të këtyre vaksinave të siguruara nga pre...

17:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI