Flash

Jason Momoa reagon ndaj aludimeve për një rikthim me Lisa Bonet

Lapsi.al 29 March 2022
Jason Momoa reagon ndaj aludimeve për një rikthim me Lisa Bonet

Aktori i njohur Jason Momoa ka reaguar ndaj aludimeve për një ribashkim me Lisa Bonet.

Në një intervistë për "Acces Hollywood" , Jason deklaroi përfundimisht se ai dhe Lisa nuk do të kthehen së bashku pavarësisht thashethemeve se ata po pajtohen.

“Nuk jemi përsëri bashkë. ne jemi familje. … Ne kemi dy fëmijë të bukur së bashku.Nuk do të kthehemi bashkë", u shpreh ai.

Momoa mori pjesë gjithashtu në fillim të këtij muaji në premierën e filmit të Zoë Kravitz "The Batman" në New York City.

"Lisa nuk mund të ishte këtu, kështu që ne po e përfaqësojmë,"Jemi shumë të emocionuar që jemi këtu. … Është ende familje, e dini?”, tha aktori.

Pas paraqitjes  me fëmijët e tij dhe Bonet, Lola dhe Nakoa-Wolf,në premierë, Jason falënderoi të gjithë fansat për respektimin e tyre gjatë kësaj një periudhe.

"Mahalo për fansat dhe shtypin që janë bujarë dhe na kanë dhënë hapësirë ​​për fëmijët”, shkroi ai në rrjetet sociale, duke shtuar, “është mjaft e vështirë të ndahesh në sytë e publikut. Ne e vlerësojmë privatësinë gjatë këtyre kohërave.”Dyshja  filloi të takohej në vitin 2005 dhe u martuan fshehurazi në 2017./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Will Smith i kërkon falje publike Chris Rock

Will Smith i ka kërkuar falje Chris Rock që e goditi të dielën mbrëma gjatë ceremonisë së Oscars 2022. “Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe sh...

12:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI