Flash

Pasi u gjend i pa jetë në një dhomë hoteli, publikohen mesazhet e Taylor Hawkins

Lapsi.al 29 March 2022
Pasi u gjend i pa jetë në një dhomë hoteli, publikohen

Taylor Hawkins, i cili për më shumë se dy dekada ka qenë bateristi i “Foo Fighters”, ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare.

Trupi i tij u gjend në dhomën e një hoteli në Kolumbi dhe, sipas autoriteteve, të cilët nisën hetimin e menjëhershëm pas vdekjes së artistit, njoftuan se Taylor Hawkins kishte 10 substanca narkotike të ndryshme në sistemin e tij në kohën e vdekjes.

Së fundmi janë bërë publike edhe mesazhet e yllit të ‘rock’-ut një ditë para se të vdiste.

“Kujdesuni për njëri-tjetrin. Dhe unë do të kujdesem për veten time. Dhe do të shihemi në São Paulo. Ju dua, ju dua, ju dua. Flini mirë”, thuhet në mesazhin e Hawkins, sipas “The Sun.”

Krijuesi i Lollapalooza, Perry Farrell, dhe gruaja e tij, Etsy, ndanë mesazhin zanor që morën nga ylli i ndjerë i “Foo Fighters”, raportoi The Sun, duke cituar gazetën braziliane Globo 1.

Rikujtojmë se zyra e prokurorit të përgjithshëm tha se Hawkins kishte një ‘koktej’ drogërash në sistemin e tij duke përfshirë: THC (marijuanë), ilaçe kundër depresionit (triciklik), benzodiazepinat dhe opioidet.

Raportet gjithashtu treguan se Hawkins vdiq nga një kolaps kardiovaskular. “Foo Fighters” ishte planifikuar që të shfqeshin në një perfomancë Lollapalooza Brasil të dielën.

Frontmeni i “Foo Fighters”, Dave Grohl dhe shokët e tij të grupit u rikthyen në Los Anxhelos pas vdekjes tragjike. Grupi tha në një deklaratë se vdekja e tij ishte një “humbje tragjike dhe e parakohshme”.

Të këshilluara

Grimet më të spikatura në Oscar 2022

Na pëlqen gjithnjë të fokusohemi tek veshjet dhe pamja e yjeve në ngjarje të kësaj rëndësie, ashtu siç janë çmimet Oscar. Mund të harxhojnë orë të tëra për g...

15:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI