Flash

Flet Elita për herë të parë pas akuzave ndaj Gjikos

Lapsi.al 31 March 2022
Flet Elita për herë të parë pas akuzave ndaj Gjikos

Kohët e fundit, reperi Gjiko ka qenë kryefjala e mediave, pas zbulimit të skandalit ku një vajzë e panjohur për publikun, e akuzon për mashtrim dhe për abuzim seksual vite më parë.

Edhe pse ky lajm ka bërë xhiron e rrjetit, Elita Rudi ka vendosur të heshtë duke mos dhënë reagimin e saj mbi këtë situatë. Megjithatë, ditën e sotme, ajo ka publikuar një video me Gjikon ku shihen bashkë në makinë teksa i puth dorën.

Rrjedhimisht, Elita na zbulon qëndrimin e saj, duke treguar publikisht se i beson partnerit dhe do të qëndrojë pranë tij, duke injoruar komentet negative ndaj dyshes.

Rikujtojmë se Gjiko ka vendosur të reagojë për herë të parë para pak ditësh.

Me anë të një postimi në “Instastory”, ai është shprehur se nuk i ka premtuar askujt karrierë dhe s’ka përdhunuar një të mitur, e aq më pak ta ketë droguar.

“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare.Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar.

Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë time”, ka shkruar Gjiko.

Të këshilluara

Rikthehet filmi 'Spy Kids'

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se filmi i njohur 'Spy Kids' do të rikthehet sërish. Sipas Hollywood Reporter, platforma e transmetimit njoftoi se do...

15:20

Grabitet familja Beckham, dëm mijëra paund

Një hajdut i maskuar ka hyrë në shtëpinë e familjes Beckham në Londrën Perëndimore dhe është larguar me sende që kanë vlerë mijëra paund. Hajduti u fut me fo...

12:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI