Flash

Britney Spears sërish akuza ndaj prindërve të saj :Më keni lënduar aq shumë

Lapsi.al 4 April 2022
Britney Spears sërish akuza ndaj prindërve të saj :Më keni

Britney Spears ka sulmuar sërish prindërit e saj duke deklaruar se ata vdisnin për 'dramë dhe famë".

Të premten, këngëtarja ndau dhe më pas fshiu një postim të gjatë në Instagram që ishte kritik ndaj prindërve të saj, Lynne dhe Jamie Spears.

"Gjithmonë e urreja mënyrën se si mamaja ime 'vdiste' për dramë . Bërtiste nga çatia ... nuk po ju gënjej!!!" ka shkruar këngëtarja “Toxic”. “Gjithë natën duke u grindur me një burrë të dehur që nuk mund të fliste… Pse ??? Unë nuk flija kurrë…Ajo Ishte vetëm një natë nga çdo natë e jetës sime.

Spears shpjegoi se ajo u mësua me idenë për të hequr dorë nga terapia, "Prindërit e mi nuk shkuan kurrë në terapi, ata u mësuan dhe jetuan me dramë çdo ditë të jetës së tyre... Unë kam qenë gjithmonë jashtëzakonisht e turpëruar të flas për jetën time personale dhe ende jam.. Kjo është arsyeja pse unë e pata të vështirë të flisja me terapist dhe ende jam duke u mësuar. Familja ime më ka thyer aq shumë sa e kam të nevojshme..."Krahas shkrimit, Britney postoi një foto të një ylberi.

"Po postoj një foto të një ylberi që pashë dje në Maui ... pas çdo Stuhie do të ketë gjithmonë një ylber ... ky është premtimi i Zotit !!!": Ky është mesazhi që dua t'i dërgoj nënës dhe motrës sime, … Pra, kur shikoni këtë ylber nënë ju lutem kupto këtë dhe vetëm këtë… Unë jam një grua tani!!!”

Ajo e përfundoi me zemërim mesazhin: "Unë nuk jam tipi i njeriut që flas keq për të tjerët, por jam e sigurt që nuk do të rri duarkryq. Familja ime përsëri do e them… e keni tepruar shumë me mua.

Deklarata e saj vjen një ditë pasi Spears denoncoi Lynne ndërsa reflektonte mbi filmin e saj të vitit 2002 "Crossroads"./Lapsi.al

Të këshilluara

Lista e plotë e fituesve në 'Grammy 2022'

Ditën e djeshme u zhvilllua ceremonia e ndarjes së cmimeve 'Grammy Awards 2022'. E organizuar edhe një herë këtë vit nga Trevor Noah, GRAMMY 2022 hapi tapeti...

09:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI