Flash

Alain Delon bën kërkesën për vdekjen e tij

Lapsi.al 6 April 2022
Alain Delon bën kërkesën për vdekjen e tij

Aktori i njohur francez, Alain Delon  ka shprehur së fundimi se ka vendosur t'i jap fund jetës me dëshirën e tij.

Djali i tij Anthony Delon  ka zbuluar në një intervistë për “RTL Channel” se aktori ka kërkuar eutanazinë. Anthony konfirmoi se babai i tij ia kishte shprehur këtë dëshirë dhe e udhëzoi të merrte të gjitha hapat e nevojshëm. Meqenëse Alain jeton në Zvicër, kjo është e ligjshme.

Madje ai  ka shkruar edhe një mesazh lamtumire, të cilin e ka publikuar gazeta spanjolle “Marca”. “Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që më kanë shoqëruar dhe më kanë dhënë një mbështetje të madhe ndër vite. Shpresoj që aktorët e ardhshëm të gjejnë tek unë një model jo vetëm në punë, por në jetën e përditshme, mes fitoreve dhe humbjeve. Faleminderit. Alain Delon juaj”, thuhet në të.

Në një intervistë vitin e kaluar, aktori u shpreh në favor të eutanazisë dhe tha se ky hap ishte “gjëja më logjike dhe më e natyrshme që mund të bësh. Në një moshë të caktuar dhe në një moment të caktuar kohor, ne kemi të drejtë të largohemi paqësisht nga kjo botë, pa mbështetjen e një spitali apo pajisje për mbështetjen e jetës.”Ai vetë duhej të shikonte sesi kjo iu mohua gruas së tij. Nathalie Delon vdiq nga kanceri pankreatik në janar 2021. Edhe ajo kishte dashur t'i jepte fund jetës së saj  më parë, por nuk mundi të përfitonte nga eutanazia për shkak të situatës ligjore në Francë.  Delon nuk e kapërceu kurrë këtë.Përveç kësaj, shëndeti i tij po e prek gjithnjë e më shumë. Në vitin 2019,  pësoi goditje të shumta dhe një hemorragji cerebrale. Që atëherë, 86-vjeçari mësohet se ka qenë i kufizuar fizikisht./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI