Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Reperja e njohur rrëfen problemet me ankthin

Lapsi.al 8 April 2022
Reperja e njohur rrëfen problemet me ankthin

Reperja e njohur, Nicki Minaj ka folur së fundmi për problemet e saj me ankthin.

Gjatë një bisede me James Cordon, muzikantja rrëfeu se kishte "më shumë vetëbesim" kur ishte më e re dhe  hyri në industrinë e muzikës, ndërsa tani ajo lufton me ankthin.

"Unë mendoj se kur je grua dhe je në sy të publikut gjatë gjithë kohës, nëse nuk tregohesh e kujdesshme, ke pak vetëbesim sepse je duke u vëzhguar vazhdimisht," tha artistja. "Unë thjesht nuk mendoj se është e natyrshme. Nuk është e natyrshme që një qenie njerëzore të ndihet gjithmonë sikur të gjithë po i kritikojnë."

“Kur hyra për herë të parë në industri, pata këtë ndjenjë të mahnitshme lirie, sepse askujt nuk i interesonte se cfarë  po bëja”, vazhdoi Minaj. "Dhe pastaj gjithcka ndryshon. Tani edhe nëse mbyll sytë gabim, ata do të kenë një histori të sajuar se pse i mbylla sytë në atë mënyrë."

Për të menaxhuar ankthin, reperja tregoi se del nga rrjetet sociale, duke shpjeguar: "Sa herë që nuk jam duke përdorur rrjetet sociale dhe telefonin, kam një ndjenjë të madhe paqeje. Dhe atëherë e kupton se çfarë ka vërtet rëndësi. "

Gjithashtu ajo deklaroi  se mëmësia ka kontribuar në atë "ndjenjë paqeje". Reperja mirëpriti fëmijën e saj të parë, të cilin e quajti Papa Bear, me bashkëshortin Kenneth Petty në shtator 2020./Lapsi.al

James Corden, Nicki Minaj back in 'Carpool Karaoke' after 2-year pause

 

Të këshilluara

Fejohet këngëtarja e njohur

Avril Lavigne ka zbuluar së fundmi se  është fejuar me këngëtarin  Mod Sun. “Oui! Je t’aime pour toujours.Dimanche. 27. Marsi. 2022,(Po! Të dua përgjithmonë....

09:16

Mark Wahlberg: Do tërhiqem nga aktrimi

Aktori i njohur Mark Wahlberg ka folur së fundmi për projektin  e tij të ri 'Father Stu'. Gjatë një interviste me Cassie DiLaura të ET në  Boston për filmin ...

17:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI