Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

50 Cent: Përjashtimi i Will Smith nga Oscars, i padrejtë

Lapsi.al 11 April 2022
50 Cent: Përjashtimi i Will Smith nga Oscars, i padrejtë

Reperi i njohur 50 Cent ka reaguar së fundmi pas përjashtimit të Will Smith nga Oscars për goditjen me shuplakë ndaj Chris Rock.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit të premten, reperi sulmoi në Twitter Akademinë se janë treguar të padrejtë.

"Më vjen keq që ia punuan kështu Will," shkroi ai . “Kjo është shumë e ashpër. Ai nuk mund të kthehet deri në moshën 63 vjeç. Dhe padia as që është ngrejtur ende.”

Pasi bordi i saj i guvernatorëve prej 54 personash mbajti një takim virtual të premten  për të përcaktuar se çfarë masash disiplinore duhet të ndërmerren kundër Smith, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit njoftoi se aktori të King Richard i ndalohet të marrë pjesë në Oscar për 10 vitet e ardhshme.

"Bordi ka vendosur, për një periudhë 10 vjeçare nga 8 Prilli 2022, z. Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, personalisht ose virtualisht, duke përfshirë por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë," tha AMPAS, presidenti David Rubin dhe CEO Dawn Hudson.

Deklarata vazhdoi: “Oscar kishte për qëllim të ishte një festë e shumë individëve në komunitetin tonë që bënë punë të jashtëzakonshme vitin e kaluar; megjithatë, ato momente u lanë në hije nga sjellja e papranueshme dhe e dëmshme që pamë z. Smith të ekspozonte në skenë.”

Menjëherë pas njoftimit të Akademisë, aktori lëshoi ​​një deklaratë të shkurtër të tij, duke thënë: "Unë e pranoj dhe respektoj vendimin e Akademisë".

Will nuk do t'i hiqet çmimi i aktorit më të mirë dhe ai do të vazhdojë të kualifikohet për nominimet e ardhshme./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Kodak Black trazon ujrat mes çiftit Smith

Pas gjithçkaje që ndodhi në Oscars, që nga nisja me shuplakën e Will Smith për të marrë hak për gruan Jada Pinkett, tek lidhjet e përfolura të Jada-s, pjesë e l...

15:17

Bebe Rexha, mentore në "American Idol"

Jimmie Allen dhe Bebe Rexha do të udhëheqin  talentet e reja në "American Idol". Rexha dhe Allen u shpallën nga llogaritë zyrtare të spektaklit në mediat soc...

15:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI