Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Ish bashkëshorti i Britney Spears reagon pas lajmit të shtatzanisë

Lapsi.al 13 April 2022
Ish bashkëshorti i Britney Spears reagon pas lajmit të

Ish bashkëshorti i Britney Spears, Kevin Federline ka reaguar pas lajmit se ajo se ishte shtatzënë me fëmijën e parë të saj me Sam Asghari.

Përmees avokatit të tij,Mark Kaplan, kërcimtari i uroi Spears një shtatzani të mbarë.

“Kevin është në dijeni të postimit të fundit nga Britney në lidhje me shtatzëninë e saj të paralajmëruar dhe i uron asaj një shtatzëni të lumtur dhe të shëndetshme dhe e përgëzon atë dhe Sam Asghari ndërsa kalojnë emocionet e prindërimit së bashku", u shpreh avokati për E! News.

Britney dhe Kevin u martuan në shtator 2004 pas pesë muajsh lidhje. Këngëtarja e "Toxic" bëri kërkesë për divorc në shtator 2006. Ish-çifti ka dy djem, Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden, 15 vjeç.

Më 11 prill, artistja zbuloi lajmin për fansat dhe  shpjegoi se së pari vuri re se kishte shtuar pak peshë."Unë bëra një test shtatzënie ... dhe uhhhh mirë ... do të kem një fëmijë."

Për muaj të tërë, ajo ka shprehur dëshirën e saj për të pasur një fëmijë tjetër, por ish-konservatori i saj , i kontrolluar nga babai, Jamie Spears dhe ekipi i tij  nuk e lejuan.

"Dua të jem në gjendje të martohem dhe të kem një fëmijë," tha Spears ndërsa iu drejtua një gjykate në Los Angeles në qershor 2021. "Më thanë që për aq kohë sa jam nv kujdestarinë e babait tim nuk jam në gjendje të martohem ose të kem një fëmijë. Unë kam një [IUD] brenda vetes që të mos mbetem shtatzënë. Ata nuk duan që unë të kem fëmijë – më shumë fëmijë.Unë meritoj të kem të njëjtat të drejta si çdokush duke pasur një fëmijë, një familje, ndonjë nga ato gjëra."Pesë muaj më vonë, në nëntor 2021, kujdestaria e Britney-t u ndërpre pas 13 vjetësh./Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta komediani Gilbert Gottfried

Komediani i njohur Gilbert Gottfried ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur vetë familjarët e tij me anë të një postimi në “Twitt...

22:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI