Flash

Vodhën banesat e zyrtarëve, Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë për nënë e bir

Lapsi.al 9 January 2023
Vodhën banesat e zyrtarëve, Gjykata e Tiranës cakton masën e

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi. Ata akuzohen për vjedhjen e një shume prej rreth 500 mijë euro. 49-vjeçarja, e cila ishte punësuar si pastruese në këto banesa, së bashkë me djalin e saj, Havierin, kanë marrë në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi 120 mijë euro dhe shuma të tjera në banesa të ndryshme.

Personi që e denoncoi ishte vetë Klosi, ish-zyrtare në kabinetin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Pastruesja, sipas raportimeve të deritanishme, kishte hyrë në banesë me çelësin që i kishte lënë Klosi për ta pastruar dhe kishte vjedhur para në interval të ndryshme kohore. Ditën e fundit kishte hapur derën me forcë dhe kishte bërë rrëmujë në banesë, për të inskenuar një grabitje.

Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë. Vetë ish-zyrtarja thotë se paratë i kishte ruajtur për të kuruar xhaxhain e saj. Sipas saj ai ishte me kancer dhe i shtruar në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por edhe për të ka nisur një hetim. Ai do të zbulojë nëse Klosi thotë të vërtetën e nëse mund të justifikojë burimin e parave. Por Klosi nuk është "viktima" e vetme. Nënë e bir akuzohen edhe nga 4 persona të tjerë se i kanë vjedhur. Pas shumës së 120 mijë eurove, në shtëpinë Dobi, në tubin e aspiratorit janë gjetur edhe mbi 400 mijë euro të tjera.

Të këshilluara

Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 3.6 Rihter ka ‘shkundur’ qytetin e Vlorës. Lëkundjet janë ndjerë në orët e para të mëngjesit: 02: 50. Tërmeti kishte një thellësi 22 km ...

08:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI